8.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj: Njohja reciproke, anëtarësimi në OKB – qëllimi primar nga dialogu

Enver Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është subjekti më i madh në vend dhe temat e rëndësishme për vendin siç është çështja e dialogut, do të përmbyllen me akterë politikë të kësaj partie.

”Partia Demokratike e Kosovës është subjekti më i madh, temat sikurse dialogu munë të mbyllen me akterë politikë siç ka PDK”.

”Ne e njohim këtë temë, i kemi besuar kësaj teme, edhe pse kjo temë nuk është popullore edhe pse qytetarët nuk i kanë perceptimet më të mira për ketë temë. E pash listën e marrëveshjeve, unë kam një kalkulim tjetër, ka 21 marrëveshje, 9 të bllokuara në zbatim, dhe 4 prej tyre totalisht të pazbatuara”.

Ndërsa komentoi çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë, Enver Hoxhaj nga PDK në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova, pohoi se dialogu me Serbinë i mundësoi Kosovës të shtrijë sovranitetin edhe në Veri të vendit.

”Dialogu na ka mundësuar që ne të shtrijmë sovranitetin në Veri të vendit, u organizuan zgjedhjet në veri në 2013, kemi shpërbë policinë në Veri të vendit kemi shtrirë sovranitetin e brendshëm dhe kemi zgjeruar sovranitetin e jashtëm dhe kemi arritur të zgjerojmë edhe raportet me bashkësinë ndërkombëtare”.

”Ne mendojmë që njohja ndërkombëtare, dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja e Serbisë për shtetin e Kosovës duhet të jetë qëllimi dhe rezultati primar mes dialogut Kosovë-Serbi”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles