Site icon Prishtinapress

Hoxhaj: Mini-Shengeni do ta izolonte Kosovën në rajon

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në interpelancën për kryeministrin Avdullah Hoti ka thënë se është në rregull që janë ftuar këto interpelanca.

Hoxhaj ka shtuar se mos aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, është një hegjemoni e re serbe në raport me Kosovën.

“Një çështje që ndërlidhet këtu , përveç mos-aplikimit në organizata ndërkombëtare, ka një angazhim të Serbisë që edhe në ato organizata që jemi të penalizohemi…”, tha Hoxhaj.

Ai foli edhe për çështjen e mini-shengenit, ku tha se kjo do ta izolonte Kosovën në rajon.

“Mini-shengeni është një rreth i dytë për ta izoluar Kosovën në rajon. Nuk mund të ketë bashkëpunim rajonal të barabartë pa njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Hoxhaj.

Exit mobile version