Site icon Prishtinapress

Hoxhaj ironizon me partitë që kanë vija të kuqe për PDK, do të përfundoni sërish në gjirin e saj

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, njeherësh zëvendëskryetar i PDK-së, ka reaguar ndaj deklaratave të disa partive politike për vija të kuqe ndaj PDK-së.

Ky ështe reagimi i tij në Facebook:

Ne këto 20 vite, janë një grup partish politike dhe politikan që janë përpjekur ta ndërtojnë profilin e tyre politikë duke u thirrë gjoja si anti PDK, pa i’u ofruar kurrë dhe asgjë qytetarëve e Kosovës.

As që bëhet fjalë për të kontribuar diçka në shtetndërtimin e mundimshëm të shtetit të Kosovës. Sa herë që flitet pët zgjedhje të mundshme, ata turren të japin deklarata për PDK por pa i përmendur kurrë qytetarët dhe platformën politike për ta. Ky është mashtrimi 20 vjeçar. Dhe për ironi, ky soji i politikanëve kinse anti PDK dhe që thirren në vija të kuqe, janë të parët që përfundojnë në gjirin e PDK-së dhe në pushtet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Përvoja jonë politike dhe vizioni për Kosovën, të cilin qytetarët i’a kanë besuar PDK-së me vite të tëra, na ka mësuar se vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. PDK është e para.

Exit mobile version