Site icon Prishtinapress

Hoxhaj: Haradinaj është i pafajshëm

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault lidhur me rastin e ndalimit të kryetarit te AAK-së, Ramush Haradinaj dje nga policia franceze.

Ministri Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet e Serbisë janë të papranueshme dhe jo valide për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht.

“Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologunt tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që  Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar  Haradinajn” ka thënë Hoxhaj.

Exit mobile version