19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha takon homologun gjerman, kërkon liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, zhvilloi takim me Ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane, Michael Roth.

Ministrja Hoxha e njoftoi homologun gjerman për zhvillimet e fundit në vend, reformat e ndërmarra si dhe përkushtimin e institucioneve të vendit për të avancuar agjendën integruese.

Ajo kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave duke potencuar se Kosova ka plotësuar kushtet e udhërrëfyesit për viza, gjithsej 95.

Tutje Hoxha njoftoi ministrin gjerman për përpjekjet e bëra në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe theksoi se ky angazhim do të vazhdoj edhe pas liberalizimit të vizave.

Sipas saj, qytetaret e Kosovës tashmë një kohë të gjatë presin liberalizimin e vizave dhe qytetarët meritojnë lëvizjen e lirë.

Hoxha, po ashtu e njoftoi ministrin Roth se Kosova ka ndërmarrë reformat e nevojshme për kontrollin e kufijve dhe ligjeve për të huajt, andaj liberalizimi i vizave nuk do të keqpërdoret nga qytetarët e Kosovës, duke theksuar se duhet dhënë mundësinë të rinjve tanë që të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, sepse Kosova beson fuqishëm në vlerat evropiane dhe kjo është rruga që jemi nisur, bashkimi me vlerat evropiane.

Kurse, ministri Roth falënderoi ministren Hoxha për angazhimin si dhe ofroi mbështetjen e Gjermanisë në rrugën integruese të Kosovës, duke vënë në dukje se mbetet shumë punë për t’u bërë drejt integrimit evropian dhe në këtë proces reformat janë kyçe.

Ministri gjerman e siguroi Hoxhen se Gjermania do të mbështes Kosovën në procesin integrues dhe vlerëson lartë reformat e ndërmarra, duke porositur që të vazhdohet dialogu me Serbinë dhe reformat në sektorët kryesorë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles