7.8 C
New York
Monday, December 9, 2024

Buy now

spot_img

Hoxha për gazetën austriake: Dialogu është minuar nga veprimet e Serbisë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në një intervistë për të përditshmen austriake Tiroler Tageszeitung, pas provokimeve të fundit, i ka cilësuar si të tensionuara marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë​.

Hoxha ka thënë se treni serb, i mbuluar me mbishkrime nacionaliste, i cili kishte për synim hyrjen në Veri të Mitrovicës është ndalur, ndërsa ka pohuar se një veprim i tillë nga Serbia nuk çon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, njofton kumtesa, transmeton “Zeri.info”.

Ministrja Hoxha i ka deklaruar gazetës se duhen vendosur marrëdhëniet ndër-fqinjësore dhe dialogu i Brukselit i ndërmjetësuar nga BE, duhet të vazhdojë.

“Aktualisht, ky dialog është minuar nga veprimet e Serbisë. Republika e Kosovës është e përcaktuar për lirinë e lëvizjes. Serbia tani duhet ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë ajo për Tiroler Tageszeitung.

Hoxha, në vazhdim ka rikujtuar rrugën evropiane, duket thënë se Kosova ka për qëllim që ta marrë statusin e vendit kandidat të BE-së. Për këtë, ajo është shprehur e sigurt.

“Ne po përpiqemi që t’i përmbushim të gjitha detyrat për arritjen e standardeve. Dimë për pengesat dhe po punojmë për heqjen e tyre”, ka thënë ajo.

Ministrja e Drejtësisë, po ashtu ka folur edhe për Gjykatën Speciale, krijimin e së cilës e ka quajtur të padrejtë. Megjithatë, ka rikujtuar se Gjykata është miratuar në Kuvendin e Kosovës, ndonëse me kundërshtimin e Opozitës dhe ka shprehur bindjen se do të tregohet pastërtia e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles