Site icon Prishtinapress

Hoxha: BE-ja, referenca e vetme për Kosovën që garanton të ardhme stabile

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, po merr pjesë në një organizim të Grupit për Studimet Politike dhe Ligjore, në të cilin po diskutohet rreth “Rrugës së Kosovës drejt integrimeve evropiane”.

Në fjalën e saj, Hoxha ka thënë se për Kosovën Bashkimi Evropian mbetet referenca e vetme që garanton të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.

“BE-ja mbetet referenca e vetme e Kosovës dhe rajonit për të garantuar të ardhme të qëndrueshme për të gjithë”, ka thënë ajo.

Në këtë organizim janë duke marrë pjesë edhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, ambasadorja e Finlandës, Pia Strejnvall, dhe nga presidenca rumune në Këshillin e Evropës, Daniel Onishor.

Ambasadorja finlandeze, Strejnvall ka thënë se pavarësisht që ndajnë kufirin e përbashkët me Rusinë, mendojnë që Bashkimi Evropian është një projekt për paqe.

“Për Finlandën, BE-ja është një projekt i paqes, duke pasur parasysh faktin se kemi një kufi me Rusinë”, ka thënë ajo.

Exit mobile version