Site icon Prishtinapress

Hoti-Vetëvendosjes: Iu shtimë në qeveri, por me këtë qasje kah ia keni mësyrë?

Kryeministri Avdullah Hoti dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë përplasjet e ashpra në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë.

Ndërsa deputetë të partisë më të madhe opozitare kritikuan Hotin për dështim në sigurimin e njohjes dhe pranim për hyrjen e vendit tonë në nismën rajonale mini-Shëngen, kreu i qeverisë me ironi iu është drejtuar atyre se me këtë qasje nuk do ‘të mund t’ia mësyjnë askund’.

“Kemi punuar bashkë nja dy vjet në opozitë. Vërtet pata filluar të mendoj bashkë me kolegë që po afroheni ngadalë. Edhe iu shtimë në qeveri, iu prumë në institucione iu dhamë përgjegjësi institucionale. Por me këtë qasje ku po doni të shkoni, kah ia keni mësyrë kështu? Çfarë qasje është kjo, kur në secilin fjalim nuk dëgjoj argumente, por vetëm deklarata politike, fyerje, nënçmime. Këtë ajo që po them se nuk po mundemi të bëjmë një debat për të ecur përpara. Më jepni një argument se kjo marrëveshje është e dëmshme, ose si e ka dëmtuar sovranitetin. Ose të shtrojmë kështu, pse ju nuk keni shkuar në Uashington për të bërë më mirë, kur iu kemi lutur të shkojmë bashkë dhe ta përfundojmë këtë. Por ndërtonit teori të thikave dhe hartave. Jo shtëpia e verdh, jo e kuqe. Prandaj jeni kështu”, tha ai.

E deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, tha se ka kritikuar Hoti për shkak të pranimit të hyrjes së vendit në mini-Shengen, e për të cilën kryeministri më herët ishte shprehur krejtësisht kundër.

“Ju keni pasur çka të përgjigjeni. Kjo e juaja ishte politike, e imja ishte debat dhe përmbajtjesore. Unë ju kritikova jo me gjuhën time, e keni gabim, por me gjuhën e juaj dhe gjuhën e kryetarit tuaj. Unë nuk e thash asnjë konstatim politik të vetëm. Por lexova dy deklarata për mini-Shengenin që i deklaruat. Mbi bazën e kësaj unë kërkoj për t’ju larguar prej pozitës që e keni,” tha ai.

Exit mobile version