Site icon Prishtinapress

Hoti thirrje për mbështetjen e mocionit: LDK nuk mund të jetë qiraxhi në qeveri

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti thotë se qeveria nuk ishte e Albin Kurtit por e koalicionit LVV-LDK bashkë me minoritetet.

Ai thotë se LDK nuk u fut në qeveri si qiraxhi, por si zot shpie që bashkë me LVV-në të punojë për të mirën e vendit.

Hoti thotë se pengesa kryesore e kësaj qeveri ishte heqja dorë e Kurtit për të marrë përgjegjësinë për dialogun.

“Për ne është e papranueshme qasja neglizhente e prishjeve së raporteve me SHBA nga ana e partnerit qeverisës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës thotë se largimi i një investitori të madh amerikan nga Kosova u festua nga partneri qeverisës.

Hoti thotë se me shkarkimin e ministrit Veliu, LDK u bind se Kurti po kërkonte shkarkimin e tij nga qeveria.

“Edhe pas shkarkimit të Veliut, ai vendosi ushtrues detyre zëvendësministrin e LVV-së në vend të atij të LDK-së për të pasur shumicën në qeveri në mënyrë që të merrte vendime pa miratimin e LDK-së”.

Ai thotë se Kurti tashmë e ka marrë mesazhin por është shumë vonë.

Hoti thotë se pa mbështetjen e SHBA-së e BE-së, Kosova nuk mund të shkojë përpara.

Ai thotë se në vitin 2020 nuk mund të ketë vend për autokraci.

“Bashkëpunimi kërkon edhe pranimin e mendimit ndryshe. Në LDK mendimin ndryshe e kemi vlerë. Prandaj u bëjë thirrje të gjithëve të mbështesin këtë mocion”, tha mes tjerash Avdullah Hoti.

Exit mobile version