Site icon Prishtinapress

Hoti: S’ka marrëveshje në Bruksel pa njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë nuk varet vetëm nga njëra palë.

Hoti ka thënë se njohja reciproke Kosovë-Serbi është zgjidhja e vetme në marrëveshjen finale.

“Nuk do të ketë diskutime për ndërrim kufijsh. Jemi të gatshëm për marrëveshje, por e vetmja zgjidhje është njohja me garanci ndërkombëtare”, u shpreh Hoti në Pressing T7.

Ai ndërkaq ka hedhur poshtë mundësinë e mos pajtimeve brenda delegacionit të Kosovës lidhur me formatin e bisedimeve dhe temat që do të diskutohen, teksa ka shtuar se bisedimet në Uashington, sipas Hotit, nuk dihet se sa do të zgjasin, pasi kjo nuk varet prej tyre.

Hoti ka folur edhe për takimin e 7 shtatorit në Bruksel, si pjesë e vazhdimit të procesit të dialogut, e për të cilin tha se do të jetë i bazuar në zotimet e marra nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Marcon në samitin e Parisit për njohje reciproke.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në Bruksel, pa qenë njohja reciproke pikë e parë e rendit”, u shpreh kryeministri Hoti. /KP/

Exit mobile version