13 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Hoti sfidon Haradinajn: Ta caktojmë datën e zgjedhjeve, ose do t’iu rrëzojmë me mocion

Lidhja Demokratike e Kosovës po zotohet se e ka seriozisht kërkesën për rrëzimin e qeverisë.

Shefi i grupit parlamentar të kësja partie, Avdullah Hoti në konferencën e përjavshme për media i ka bërë thirrje Haradinajt që t’i bëj gati votat për rrëzimin e qeverisë, ashtu siç kishte premtuar.

“Le të na marrin seriozisht të gjitha partitë, e të mos dyshojnë në vendosmërinë e LDK-së. Haradinaj ka bërë edhe një zotim publik. Ai le t’i bëjë gati votat, ose të mblidhemi në tryezë e të caktojmë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Hoti.

Tutje Hoti e ka vlerësuar qeverinë e Haradinajt si të pakicës, me të cilën temat e mëdha nuk mund të adresohen.

Ai ka paraqitur dy zgjidhje: ose marrëveshjes mes partive për zgjedhje, ose mocion mosbesimi pëe qeverinë.

Vendi nuk mund të qeveriset nga kjo qeveri e pakicës. Temat e mëdha nuk mund të adresohen, e sidomos dialogu me Serbinë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, kemi ofru opsionin tonë për një tryezë të përbashkët që të dakordojmë datën e zgjedhjeve, sepse është e rëndësishme që zgjedhjet të mos mbahen me nguti. Nëse kjo nuk ndodhë ne jemi të obliguar që ta çojmë përpara mocionin e votëbesimit për qeverinë”, ka theksuar shefi i deputetëve të LDK-së.

Ai vlerësoi se pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni qeveria më nuk i ka as numrat në Parlament.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles