Site icon Prishtinapress

Hoti: Së shpejti do të kemi tryezë për veprimet konkrete në rrëzimin e Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pas përfundimit të tryezës me partitë politike të thirrur nga PSD-ja, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Qeveria aktuale është në krizë dhe jo funksionale.

Sipas Hotit, një gjë e tillë shihet edhe në Kuvendin e Kosovës, dhe duke qenë në një situatë të tillë ai ka tha se  do të vazhdojnë të kërkojnë dakordim për një datë të zgjedhjeve, e që sipas tij nëse kjo nuk ndodhë, ata do të përdorin edhe mjete tjera demokratike për rrëzimin e Qeverisë.

Hoti ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të mbajnë një tryezë përfundimtare ku do të dalin edhe me vendime konkrete se si do të veprojnë në të ardhmen, shkruan lajmi.net.

Ai foli edhe për rolin udhëheqës të Thaçit në bisedimet me Serbinë ku tha se mandati për një gjë tillë duhet të jipet nga kuvendi  dhe sipas tij përgjegjëse për udhëheqjen e dialogut është Qeveria.

“Mandati për një gjë të tillë nuk mirret në konferncë për media por në Kuvend  dhe  po ashtu për udhëheqjen e dialogut është përgjegjëse Qeveria”, përfundoi Hoti.

Vlen të përmendet se pjesëmarrëse në këtë tryezë ishin të gjitha partitë parlamentare shqiptare.

Exit mobile version