Site icon Prishtinapress

Hoti: Pas 8 ditësh kur Ligji të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10%

Kryeministri Avdullah Hoti, e quajti ‘punë të madhe’ miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sipas tij, në Ministrinë e Financave veç ka nisur puna për t’u zbatuar më pas nenet e Ligjit për Rimëkëmbje.

Hoti tha se ka kontaktuar Trustin, dhe në fillim të javës që po vjen do të ketë takim me ta.

 

“Pas 8 dite ku Ligji të hyjë në fuqi, do të hapet sistemi online për t’u qasur në marrjen e 10 për qindëshit”, tha Hoti.

Exit mobile version