Site icon Prishtinapress

Hoti numëron investimet që do të bëhen pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së

Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve të Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Ai tha se është një shumë e mjeteve që shkon nga 150 deri në 200 milionë euro do të shpenzohen në projekte specifike në dy shtylla.

Hoti tha se shtylla e parë e këtij programi është marrëveshje në vlerë prej 49 milionë dollar, e të cilat do të investohen nga muaji korrik i këtij viti.

“Shtylla e parë e këtij programi është marrëveshja që quhet e pragut në vlerë prej 49 milionë dollar, të cilat mjete investohen nga korriku i këtij viti, pra brenda dy muajve ku përfshihet investimi në 3 mijë shtëpi kryesisht shtëpi të shtesave më të ardhura më të ulëta për përmirësimin e kushteve të banimit sa i përket mbrojtjes së energjisë, mandej renovimin e objekteve banesore të mëdha në 6 komuna në Prishtinë ku janë përfshirë edhe ndërtesat e soliterave në Ulpianë, Mitovicë, Gjakovë, Lipjan, Graqanicë dhe në Viti. Janë gjithashtu të plota për 28 gra kosovare që studiojnë në Amerikë, janë paga të plota për 200 gra që punojnë në sektorin e energjisë. Janë rreth 2 milionë dollar që jepen për grante për biznese të grave dhe një pjesë e këtyre mjeteve shfrytëzohet për të promovuar qeverisjen dhe sundimin e ligjit dhe të transparencës, duke investuar në digjitalizimin e gjykatave”, tha ai.

Ndërsa, pjesa e dytë e këtij programi, Hoti tha se është duke u negociuar dhe do të ketë vlerë disa dush më të madhe sesa pjesa e parë.

Pjesa e dytë e këtij programi është marrëveshja kompakt që quhet, që është duke u negociuar tani në këtë moment nga Qeveria e Kosovës dhe ajo amerikane. Do të ketë vlerë disa fish më të madhe se kjo pjesa e parë, besoj që shuma për këtë pjesë do të përcaktohet në verën e këtij viti nga bordi i MCC-së i cili udhëhiqet nga sekretari Pompeo. Projekti kryesor në këtë pjesë është gaz përçuesi që e lidh Kosovën me infrastrukturën rajonale të gazit që e diversifikon peizazhin energjetik të Kosovës dhe gjithë ekonominë e Kosovës”, tha ai.

MCC ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë. Vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti.

Exit mobile version