9.4 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hoti mburret me masat anti-COVID: Jemi ndër tri-katër vendet që e kemi menaxhuar më së miri situatën

Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës, ndërsa aty kryeministri Avdullah Hoti ka folur edhe për masat e reja që mund të merren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Hoti ka thënë se do të kujdesen që t’i ndërmarrin masat e duhura për mbrojte nga COVID-19, duke krijuar njëkohësisht kushte të volitshme për bizneset si dhe për lëvizjen e qytetarëve.

“Raportet deri më tash janë vërtet pozitive, masat e ndërmarra më herët kanë ndikuar dhe numri ka rënë nën 200, nga 700 raste sa kemi pasur brenda 24 orëve. Në bazë të informacioneve që kemi pasur nga Institutit Kombëtar bëhet e ditur se ne jemi në mesin e tri-katër vendeve që më së miri e kemi menaxhuar situatën me COVID-19, dhe duhet të sigurohemi se tani kur kemi fluks të madh të qytetarëve për festa t’u krijojmë atyre kushtet që të kënaqen me familjet e tyre dhe të marrim masa për t’i mbrojtur qytetarët e bashkatdhetarët”, tha Hoti.

Ndërkohë ditëve të fundit ka rënë numri ditor i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, ndërsa po mbahen ende në fuqi masat e fundit anti-COVID që u morën më 11 nëntor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles