Kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar edhe kryetarin e AAK-së sa u përket bisedimeve me Serbinë.
Hoti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se të gjitha informatat që ka ai kanë edhe partnerët e koalicionit qeverisës Haradinaj e Limaj.
“Nuk mund të ketë bisedime teknike. Nuk jemi duke biseduar në Bruksel për linja të autobusëve por për njohje reciproke. Të gjitha informacionet i ka edhe zoti Haradinaj”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Unë e zhvillojë dialogun në përputhje me kushtetutën dhe një platformë që është pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Nuk e kam asnjë dyshim për ta udhëhequr këtë proces. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ky vend e ka vetëm një kryeministër. Nuk mund të ketë disa kryeministra”.
Kryeministri thotë se ai po i ushtron kompetencat e tij të dialogut si kryeministër dhe nuk i dialogun te dikush tjetër.
“Kufizimi im është Kushtetuta e Kosovës. Unë kam besim te vetja ime dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi ndër të tjera Avdullah Hoti.