Site icon Prishtinapress

Hoti: Haradinaj e ka hallin me LDK-në

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj.

Hoti ka thënë se shefi i ekzekutivit e ka hallin me LDK-në.

“Kryeministri po më jep të drejt plotësisht, ai e ka hallin me LDK-në e cila është partia më e madhe në vend. Ai i ka ditët e numëruara në atë karrige dhe nuk mundet me fjalime të tilla të zhvendos debatin në emra të përveçëm”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, veprimet e  kryeministrit e kanë përjashtuar Kosovën nga një institucion i tillë.

Exit mobile version