3.5 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Hoti flet për takimin e Qeverisë në Prevallë: U definuan tri çështje

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, mblodhi sot kabinetin qeveritar në Prevallë, ku është prezantuar dhe është diskutuar drafti i programit qeverisës.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka tregouar se u në takimin e sotëm të Qeverisë janë definuar tri çështje.

Sipas tij, bëhet fjalë për përmbylljen e programit qeverisës 2020 – 2023, diskutimin e problemeve që kanë gjetur në secilën ministri dhe dakordimin për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren.

Postimi i plotë i Hotit;

“Sot ne Sharr, ne takim pune te Qeverise, definuam tri çeshtje:
1. Permbyllem Programin Qeverises 2020- 2023, qe eshte program ambicioz por realist,
2. Diskutuam problemet qe kemi gjetur ne secilen ministri, qe jane shqetesuese dhe ne shumicen e rasteve me pasoja financiare per shtetin dhe per qytetaret dhe
3. U dakorduam per masat e menjehershme qe duhet te ndërmarrim”(sic.), ka shkruar Hoti.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka thënë se në këtë mbledhje u prezantua drafti i programit qeverisës për të cilin diskutoi secili ministër.

Kurti në një postim në Facebook, ka shkruar se në fund do ta hartojnë kornizën e planit të punës dhe organizimin e veprimit ndërministror sipas prioriteteve dhe sektorëve. /Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles