Site icon Prishtinapress

Homazhe në nderim të 20 vjetorit të rënies së Komandantit Malush Ahmeti

Udhëheqësit e Komunës së Skenderajt së bashku me udhëheqësit e Shoqatave të UÇK-së, sot për nderë të 20 vjetorit të rënies së Heroit Malush Ahmeti dhe dëshmorit Faik Goxhuli kanë vënë kurora lulesh pran varrit të tyre.

Kryetari z. Bekim Jashari përmes rrjetit të tij Facebook ka shprehur se është përjetësisht mirënjohës ndaj heronjve tanë dhe veprave të tyre të mëdha, që me sakrificën sublime na mundësuan të jetojnë të lirë e të pavarur përgjithmonë.

Postimi i plotë:

“Përjetësisht mirënjohës ndaj heronjve tanë dhe veprave të tyre të mëdha, që me sakrificën sublime na mundësuan të jetojnë të lirë e të pavarur përgjithmonë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e kombit Malush Ahmeti dhe Faik Goxhuli, në përkujtim të 20-vjetorit të rënies së tyre!”

Lavdi heronjve të lirisë!

Exit mobile version