6.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Homazhe dhe qirinj në kujtim të viktimave të 11 Shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me anëtarë të kabinetit të tij e bashkëpunëtorë, kanë ndezur qirinj në shenjë nderimi për viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, bashkëpunëtorë dhe qytetarë të shumtë, bëri homazhe dhe ndezi qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngjarje kjo e organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sic njofton komunikata, gjatë ditës së sotme në nderim dhe përkujtim të viktimave të 11 shtatorit, në një ceremoni të organizuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, janë bërë homazhe para ndërtesës së Qeverisë, ku të pranishëm  ishin edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie, ambasadorë tjerë të akredituar në Kosovë, ministra të kabinetit qeveritar dhe punonjës së Zyrës së Kryeministrit.

Ndërkaq, sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë është marrë vendim për vendosjen e Memorialit të përhershëm në oborrin e Qeverisë në shenjë nderimi për jetët e humbura të tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles