Federata e Futbollit të Holandës ka marr një vendim tronditës.
Jordan Teze është suspenduar nga përfaqësuesja e Grupmoshave U-20.
Federata e Holandës e mori këtë vendim për mbrojtësin 19 vjeçar, pasi ky i fundit e pështyu lojtarin e Gjermanisë në fytyrë, Salih Ozcan, përcjell “lajmi.net”.
“Gjëja më e tmerrshme që mund t’i bëni një kundërshtari, është e tmerrshme dhe ne nuk mund ta tolerojmë një gjë të tillë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit holandez.
Jordan Teze nuk do të luaj më kurrë për Holandën, pasi vendimi për suspendim, është i përhershëm.