Site icon Prishtinapress

Historianët serbë flasin për humbjet e Serbisë në Kosovë

Historianët serbë thonë se betejat e humbura janë më të rëndësishme për krijimin e identitetit sesa fitoret, duke iu referuar humbjes së “Betejës së Kosovës”.

Duke komentuar raportet shqiptaro-serbe gjatë historisë, ata thonë se konfliktet mes dy kombeve datojnë nga koha e Perandorisë Osmane. Përderisa ndarja më e madhe, siç thonë ata, ka ndodhur në vitin 1912, kur Shqipëria e shpalli pavarësinë.

Derisa disa nga këta historianët vazhdojnë ta mohojnë shtetësinë e Kosovës, disa prej tyre sugjerojnë se Serbia dhe Kosova duhet të jenë fqinj të mirë dhe të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet, edhe pa ndërmjetësimin e Brukselit.

Profesoresha e historisë në Universitetin e Beogradit, Dubravka Stojanoviq, gjatë një bisede për gazetën “Zëri” ka folur sesi konfliktet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë nisur.

Sipas saj, gjithçka ka rrjedhur konflikt pas konflikti.

“Unë e kuptoj këtë si një spirale konfliktesh, në të cilët njëra ka sjellë tjetrën në një spirale hakmarrjeje ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Stojanoviq.

Exit mobile version