10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Historianët e Deçanit pritet ta shpallin sot bllokimin e rrugës për te Manastiri

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se sot në ora 16:00, do të përfundoj ultimatumi i dhënë Qeverisë se Republikës se Kosovës për të zgjidhur kontestin pronësor në mes të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe Komunës se Deçanit me Manastirin e Deçanit rreth pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.

Historianët e Deçanit thonë se heshtja e Qeverisë se Republikës se Kosovës ndaj kërkesave të tyre dhe mos interesimi i institucioneve tona për këtë problem është një anomali e pa shërueshme.

“Me këtë rast ne konfirmojmë se gjatë këtyre ditëve, me shumë se dy javë, më shumë janë interesuar institucionet ndërkombëtare në Kosovës për kërkesat tonë se sa institucionet tona, çka të jep të kuptojnë se ky shtet dhe drejtuesve të institucioneve tona nuk ju intereson interesin i përgjithshëm i qytetarëve të vendit por interesi i tyre e që është pasurimi ne kurriz të popullit dhe ruajtja e pozitave të tyre. Lidhja e Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, konfirmon se pas datës 21 prill 2017, do të shpallët bllokimi i rrugës që të dërgon tek Manastiri i Deçanit, si shprehje e pakënaqësive me institucionet e Kosovës të cilat me ngulm duan që të i falin pronë publike Manastirit të Deçanit. Ne, jemi kundër faljes së pronave këtij institucioni kur dihet se aty preket interesi jetik i qytetarëve të Komunës se Deçanit. Andaj, apeli i jonë i fundit drejtuara institucioneve tonë, para përshkallëzimit të situatës ne Deçan është tërheqja e vendimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim për likuidimin e pronave dhe Ndërmarrjeve ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, dhe Qeveria e Republikës se Kosovës, me një vendim të veçantë të i shpallë pasuri kombëtare pronat dhe Ndërmarrjet ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’”, thuhet në njoftimin e historianëve të Deçanit.

Sipas tyre, mos respektimi i këtyre dy kërkesave, e që janë kërkesa të kamotshme, kërkesa këto që i kanë dërguar në AKP dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës, vetëm sa do të ngulmojë situatën në Deçan, kurse, ata si Lidhje e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nuk do të marrin përsipër asnjë situatë, e cila do të krijohet pa këndshëm në këtë qytet.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles