Site icon Prishtinapress

Historia e 13-vjeçarit nga Fushë Kosova që vdiq në gjumë: Mbante familjen nga lëmosha

Një djalë i mitur nga Fushë Kosova është gjetur i vdekur në gjumë nga babai i tij.

Një karrige e peshqir janë vendosur para derës së familjes Puçolli nga Fushë Kosovë.

Kjo simbolikë e hapjes së dyerve për ngushëllime pas vdekjes së një familjari, nuk është krejt e zakonshme për ta.

Babai i tij Halit Buçolli e gjeti të birin të vdekur në dhomën e tij.

Elmedini qëndroi dy ditë në Aeroportin e Prishtinës, e pasi që erdhi në shtëpi ai vdiq derisa po flinte.

E që Elmedini kishte pasur një jetë të vështirë e thonë që të gjithë.

Puçolli tregon për televizionin T7 se si i biri 13 vjeçar nuk vijonte mësimin, por sigurohej që e gjithë familja të mos mbetej pa ushqim.

Trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Mjekësi Ligjore për obduksione. Kështu bënë të ditur Policia.

Elmedini duket se është emër i njohur nga të gjithë në Pazarin e Fushë Kosovës.

Duke thënë se ishte zemërmirë dhe shumë intelegjent, banorët po kërkojnë drejtësi nga shteti për humbje të fëmijëve të tyre.

I pikëlluar për Elmedinin dhe gjithë rastet e ngjashme është përfaqësuesi i lagjes Bashkim Krasniqi.

13 vjeçari dhe angazhimi i tij njihej edhe përtej lagjes së tij.

Në kafenetë ku Elmedini kishte shkuar për të kërkuar lëmosha u shprehën të mërzitur për vdekjen e tij.

Pasi rasti u lajmërua në Polici nga babai, ky institucion po vazhdon hetimet për rastin.

Exit mobile version