Kandidatja e cila u mposht në zgjedhjet për president të Amerikës, Hillary Clinton duket se nuk është dorëzuar për të luftuar përsëri për këtë post.
Burimet e mediave të huaja raportojnë se gjatë një takimi, ku ish zonja e parë amerikane i ftoi miqtë e saj në shtëpinë në Uashington ajo u shpreh me vendosmëri për një rikthim në luftën për postin e presidentes së Amerikës, raporton DailyMail.
“Unë do të rikthehem”, citohet të ketë thënë Clinton duke ngritur gotën e verës për dolli, transmeton lajmi.net.
Nëse Clinton vendos të sfidojë përsëri rivalët e partive tjera për postin e presidentit, ajo në vitin 2020 do të ishte në moshën 73 vjeçare.