Është hedhur shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Në këtë rang garash do të marrin pjesë tetë skuadrat më të mira në Evropë për këtë edicion të Ligës së Kampionëve.
Shorti deshi që përballja kryesore të jetë mes Juventusit dhe fituesit së fundit në Ligën e Kampionëve, Real Madridit.
Gjiganti katalunas, Barcelona që është edhe favoriti kryesor për titull të kampionit do të përballet me Romën.
Bayern Munich kishte fat pasi do të ndeshet me skuadrën më të dobët në letër, Sevillën.
Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 3 dhe 4 prill, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen pas një jave.
Çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve:
Barcelona – Roma
Sevilla – Bayern Munich
Juventus – Real Madrid
Liverpool – Manchester City