Site icon Prishtinapress

Haziri, Thaçit: Nëse arrihet marrëveshja me Serbinë, vendi të shkojë në zgjedhje

Lutfi Haziri ka folur në konferencën “ Zëri i popullit për finalen e madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se partitë në pushtet duhet urgjent ta kenë një mendim lidhur me dialogun me Serbinë e jo të kërkojnë dialog me opozitën kur sipas tij vetë ata i kanë disa mendime lidhur me këtë çështje.

Haziri në konferencën “ Zëri i popullit për finalen e madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” tha se dialogu s’ka alternativë por sipas tij së pari duhet të krijohet legjitimitet i institucioneve (vendi të shkojë në zgjedhje të reja).

Për këtë Haziri e ka “lutur” presidentin e vendit, Hashim Thaçin, që nëse arrihet marrëveshja me Serbinë menjëherë të ftojë partitë në pushtet të gjitha dhe të shapllin datën e zgjedhjeve.

Exit mobile version