Nënkrytetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka dalur në krahë bashkëpartiakut të tij, ish-ministrit të Brendshëm Agim Veliut, i cili u shkarkua nga detyra nga kryeministri Kurti.
Haziri në një postim të bërë në Facebook ka thënë se Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e lëre më akuzat e ulëta.
Ky është postimi i plotë i Hazirit:
Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër…
Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalëpak e pa i akuzu kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë…
Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulta çnjerëzore. Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci.
Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!