Site icon Prishtinapress

Haziri: Nëse nuk zgjidhet edhe çështja e Presidentit me LVV-në, LDK shkon në opozitë

“Janë disa opsione që janë diskutuar dhe liderët janë duke u munduar të adaptojnë rolin e partive të tyre. Secili e ka të qartë se nuk merr më shumë se ajo që i takon”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka thënë se nuk kanë arritur në një pikë që të thuhet “merre ose lë”.

Haziri ka thënë se “partisë së parë i takon të ofrojë opsionin e fundit “merre ose le”.

Sipas tij nëse VV thotë se ka ardhur ai moment, ne do të vendosim për pozicionin tonë.

Haziri ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk pranon të zgjidhet tani çështja e presidentit LDK do të shkojë në opozitë.

 

“Ne nuk pranojmë opsione të tjera të zgjidhjes së problemit, që del jashtë këtij formati të bisedimeve”.

Haziri ka thënë se personalisht nuk ka ambicie për president apo ndonjë post qeveritar pasi sipas tij ka obligime ndaj qytetarëve të Gjilanit./Telegrafi/

Exit mobile version