Site icon Prishtinapress

Haziri: LDK të ketë kujdes, sondazhet nuk përkthehen automatikisht në vota (Video)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se në LDK-ja duhet të hapet ndaj kuadrove të reja, por duhet të ruhen edhe ato të vjetrat.

Haziri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në zgjedhjet e brendshme të LDK-së ka incidente për shkak të garës.

“Kemi interferenca të partive tjera duke u involvuar me apo pa dashje të funksionarëve tanë lokal. Po tolerohen që edhe votuesit e partive tjera të hyjnë në këto kuvende si mbajtës të telefonave dhe xhirues të këtyre incidenteve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i LDK-së thotë se me zgjedhjet e brendshme LDK po përgatitet “t’i del ballë partive të PAN-it e jo vetvetes”.

“Zgjedhjet dalin suksesshëm vetëm nëse arrihet të ruhet struktura e LDK-së dhe ajo strukturë të hapet nga kuadrove të reja dhe grupeve të interesit. Tendenca që në emër të hapjes të eliminohen strukturat bartëse të procesit politik, por edhe tendenca që në emër të ruajtjes së strukturave të mos lejohet hapja e dëmtojnë seriozisht hapjen e LDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri ka thënë se të gjithë ata që pretendojnë se vetëm me largimin e strukturës së vjetër “shpëton LDK-ja” e kanë gabim, pasi sipas tij edhe hapja ka disa rregulla dhe duhet dhënë një kontribut për t’u futur në struktura të LDK-së.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se sondazhet që janë në favor të LDK-së nuk pasqyrohen si votë e sigurt për LDK-në.

“Sondazhet janë perceptim publik. Është e vërtet se ka një disponim të mirë për LDK, por disponimi nuk është votë politike. Vetëm në momentin kur ai disponim përkthehet në votë në kutitë zgjedhore ne bindemi se është kthyer LDK-ja”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.

Exit mobile version