Site icon Prishtinapress

Haziri: Kemi filluar hulumtimin e historikut të takimeve të personit nga Gjilani që rezultoi pozitiv më COVID-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se tashmë kanë nisur të hetojnë historikun e takimeve të personit i cili gjatë ditës së sotme u konfirmua se ishte infektuar me COVID-19.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët të mos shqetësohen dhe të përmbahen nga takimet.

“Sapo jemi njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, se një bashkëqytetar i yni, i lindur më 1964, ka rezultuar pozitiv në testim me #Covid19. Qendra Operative dhe Komitetit Emergjent i Gjilanit po e hulumtojnë historikun e takimeve në mënyrë specifike”, shkruan Haziri.

Ndërkohë, ai ka njoftuar po ashtu se tre persona të prekur nga Gjilani, janë shëruar plotësisht nga virusi dhe se edhe 14 të tjerë janë pa simptoma të cilët po trajtohen në Klin ikën Infektive në QKUK.

“Ndërkohë, tre të prekur nga komuna jonë janë shëruar plotësisht dhe 14 të tjerë janë pa simptoma dhe probleme shëndetësore, prej të cilëve dy po trajtohen në Klinikën Infektive në Prishtinë. Po pritet edhe testi i tretë për ta. Ju lutem, mos u shqetësoni, por vetëpërmbahuni nga takimet. Këto janë dy javët vendimtare të luftës me të panjohurën”, shkruan Haziri.

Exit mobile version