Site icon Prishtinapress

Haxhiu shfuqizon 24 vendime lidhur me përdorimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që të shfuqizojë 24 vendime, lidhur me përdorimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë jashtë orarit zyrtarë të punës.

Haxhiu ka thënë se nga sot veturat e Ministrisë së Drejtësisë, do të përdoren vetëm sipas procedurave të Udhëzimit Administrativ 03/2008.

“Nën përcaktimin tonë si Qeveri që të ndalim ‘gjakderdhjet financiare’ dhe reduktimin e shpenzimeve qeveritare, kam marr vendim për të shfuqizuar 24 vendime, lidhur me përdorimin e automjeteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë jashtë orarit zyrtarë të punës. Nga sot veturat e Ministrisë së Drejtësisë, do të përdoren vetëm sipas procedurave të Udhëzimit Administrativ 03/2008”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook.

Haxhiu ka deklaruar se si ministre e Drejtësisë do të kujdeset deri në detaje që pasuria dhe paraja jonë publike të mos keqpërdoren ashtu siç ka ngjarë me pushtetet e kaluara. 

Exit mobile version