8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Mbyllja e lojërave të fatit, krijon monopol te Lotaria e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se me mbylljen e lojërave të fatit po krijohet një monopol.

“Një ligj i shumë pritur nga qytetarët e Kosovës për t’i mbyllë lojërat e fatit, por përte kësaj a me të vërtetë po mbyllen të gjitha lojërat e fatit? Parimisht jam që të mbyllen të gjitha lojërat e fatit. Me këtë ligj ne nuk po i mbyllim lojërat e fatit, po krijhet një monopol te Lotaria e Kosovës, dhe unë jam të mbyllen tërësisht, të ndalohen të gjitha lojërat e fatit, por ngutia mund të na dërgojë te gabimet”, ka thënë Haxhiu në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, nëse deri më tani cak i plaçkitjeve kanë qenë disa kazino tash e tutje do të jetë vetëm një, Lotaria e Kosovës.

“Plaçkitësit duhet të presin me rend për të plaçkitur, por po krijohet një monopol, ata që janë njohës të kësaj fushe, thonë që duhet të dallohen bastoret dhe lojërat e fatit, a është jadeci bast a lojë e fatit. Mendojë që komisioni përkatës, a është komisioni funksional ta bëjë punën e vetë ta sjellë një projektligj, që nëse i mbyllim t’i mbyllim të gjitha.”, ka thënë ai tutje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles