Haxhiu kundër vendimit të Kushtetueses

0
15

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kundërshtuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit u dha drita e gjelbër për formimin e Qeverisë së re, pa shkuar vendi në zgjedhje.

Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se Gjykata Kushtetuese tha se pazaret janë mbi vullnetin e populli.“Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj duam zgjedhje”, shkroi ajo.

Ndërkaq sot  LVV në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të nis një peticion online në të cilën do të kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje.

Sipas tyre peticioni është rezistencë, duke thënë se veprimet e LVV-së do të jenë paqësore me mjete legjitime.

Sa i përket protestës, se ka përjashtuar si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por ka thënë se për momentin nuk ka nevojë.

“Nuk i kemi organizuar ne edhe pse jemi nën presion nga aktivistët dhe qytetarët. Protestat janë pjesë e Vetëvendosjes, ne si përjashtojmë asnjëherë, por njëherë për njëherë s’ka nevojë për protestë”, u tha në konferencë. /Telegrafi/