-8.1 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu-Kelmendit: Po do të bëhesh më turk se turqit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se kolegu i tij, Gëzim Kelmendi, po do të bëhet “më turk se turqit”.

Ai ka deklaruar në Info Magazine, se Perandoria Osmane patjetër që ka qenë pushtuese, ndërsa ka kërkuar nga Kelmendi që të mos e barazojë këtë perandori me Turqinë e sotme, njofton Klan Kosova.

“Edhe Ushtria Clirimtare e Kosovës dhe Adem Jashari janë nisur nga flamuri dhe idealet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”.

“Nuk keni argumente të na bindni që Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese. Pastaj nuk mund ta barazoni Turqinë e sotme me atë perandori. As turqit nuk e bëjnë këtë gjë. Ti(i drejtohet Gëzim Kelmendit) po do të bëhesh më turk se turqit”.

“Gëzim Kelmendi ka marrë rolin e zëvendësit të Perandorisë Osmane. Më pas ai merr rolin e pushtuesit serb dhe kur nuk ka argumenta profesionale, lëshohet në fyerje. Unë i ftoj të gjithë që ta shikojnë tezën time të doktoratës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles