15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Ish ministri i Shëndetësisë po tenton për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Vitinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka tendencë për ta njollosur punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë. Sipas saj, me interpretime qëllimshëm të devijuara nuk mund të shpaloset realiteti.

“E kuptoj plotësisht punën e medieve, por nuk mund të quhet “punë medie” nëse publikon diçka që rrezikon furnizimin me vaksina. I lus mediet e gazetarët që kanë qëllime të mira që të jemi bashkë në këtë përpjekje me qëllim të shpëtimit të jetëve të qytetarëve tanë. Sigurimi i vaksinave është top prioritet dhe për këtë po angazhohet ditë e natë Qeveria”.

“Ne jemi në situatë të tillë për shkak neglizhencës e menaxhimit të keq nga Qeveria e kaluar, ish Ministri i së cilës sot tenton që për mospunën e tij ta bëjë përgjegjës Ministrin Vitia. Jo, qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush dhe për çfarë angazhohet!”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles