Site icon Prishtinapress

Haxhi Avdyli ja morën edhe tre anëtarë LDK-së në Malishevë

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se disa zyrtarë komunal të LDK-së në Malishevë i janë bashkuar Vjosa Osmanit në Iniciativën e saj.

Avdyli thotë se Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Malishevë, Rrahim Morina bashkë me dy asambleistë të LDK-së i janë bashkuar “kauzës së ndryshimit”.

“Kryesuesi i asamblesë komunale në Malishevë Rrahim Morina , njëherësh kryetar i nëndegës së LDK-së Astrazub, asambleisti Valon Krasniqi  , kryetar nëndege në Bardh dhe Arlind Morina asambleist i bashkohen kauzës sonë të ndryshimit. Vazhdojmë…”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Exit mobile version