Bisedimet mes LDK-së dhe LVV-së për të arritur një marrëveshje për koalicion qeveritar.
Ende nuk dihet asgjë se si do të ndahen ministritë dhe cilat postet i ka marrë LDK e cilat Vetëvendosje, transmeton Indeksonline.
Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli përmes një postimi në Facebook në një mënyrë ka paralajmëruar se Vjosa Osmani do të jetë Ministre e Brendshme në Qeverinë Kurti.
Ai ka postuar një fotografi ku shihet një veturë me targat: “MB VJOSA”.
“Në mungesë të tenderimit të targave, në Has kishin dalë targa të reja të makinave🤔”, ka shkruar ai në postimin e tij.