6.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hasani: Seanca mund të mbahet, s’ka pengesa

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka dhënë vlerësimin e tij për situatën që aktualisht po diskutohet më së shumti, mbajtjen e seancës së Kuvendit dhe votimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Ai në një bisedë për RTV Dukagjini, ka treguar se në gjendjen aktuale nuk ka pengesa për mbajtjen e sencës së Kuvendit. Sipas tij, vetëm në një rast mund të ndodh që seanca dhe Kuvendi ta pezullojnë punën.

“Puna e organeve kushtetuese Kuvendit dhe gjithë të tjerave, mund të pezullohet përkohsisht vetëm në situata të gjendjes së jashtëzakonshme. Në situatë në cilin jemi nuk mund të pezullohet puna e organeve ligjëvënëse sepse nuk shkruan askund dhe nuk ka askush të drejtë ta uzurpoj atë kompetencë”, ka thënë Hasani.

Ai insiston se kryesia mund të bëjë modfikime për formën se si dhe në çfarë rrethanash do të mbahet seanca për shkak të gjendjes, por jo ta pezulloj punën.

“Në qoftëse drejtuesit e Kuvendit, kryesia vlersojnë se duhen bërë modifikime për mënyrën e mbatjesë së seancës, atëherë është çështje tjetër pork jo nuk do të thotë që ka ndodhë ose do të ndodhë pezullimi i punës së Kuvendit”, ka shtuar Hasani.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles