Site icon Prishtinapress

Hasani për letrën e Thaçit drejtuar Rasmussenit: Nuk ka shkelje kushtetuese, nuk bëhet fjalë për marrëveshje

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar zhvillimet e sotme politike në lidhje me letrën që Thaçi i kishte dërguar Rasmussenit.

Hasani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se është “për të ardhur keq” që ekipi nga Zyra e Kryeministrit e quan marrëveshje letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen.

“Nuk bëhet fjalë fare për marrëveshje. Është një letër që i është dërguar Sekretarit të NATO-s, ku Shefi i qeverisë po e njofton NATO-n se baza juridike e prezencës ushtarake në Kosovë nuk ka ndryshuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se derisa nuk ka traktat në letrat e shkëmbyera nuk ka shkelje kushtetuese.

“Këtu nuk bëhet fjalë për ofertë dhe lidhje të marrëveshjes, por Kryeministri i asaj kohe thotë se baza e FSK-së në veri nuk do të operojë dhe statusi i KFOR-it nuk ka ndryshuar”.

Hasani ka ironizuar edhe me Kurtin duke thënë se adresa ku e ka dërguar ankesën është shumë qesharake.

“Të gjithë e dinë se ai nuk ka diplomë”, ka thënë Hasani duke aluduar në Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.

Exit mobile version