Site icon Prishtinapress

Hasani i reagon Lutfi Hazirit: A më mirë me dhanë donacion për futboll, apo me ble mirënjohje?

Pas gati një jave ministri i Tregtisë  i është kundërpërgjigjur kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri. Kjo pasi ky i fundit kishte akuzuar zyrtarët shtetëror që po japin para për Xhakën e Shaqirin, pasi ata festuan me shqiponjë në golat ndaj Serbisë.
Reagimi i Hasanit erdhi sot, një ditë pasi Lutfi Haziri mori një mirënjohje nga ambasadori i nderit në Kosovë, Otto Feigenblat.

Sipas disa raportimeve një mirënjohje e tillë kushton prej 6 deri në 10 dollarë.

E Hasani e ka shfrytëzuar këtë rast për t’ia bërë një pyetje të parit të Gjilanit.

“A është më mirë me dhënë donacion për futboll apo me ble mirënjohje?”, ka shkruar Hasani në rrjetin e tij social në facebook.

Haziri kishte thënë se ministrant në fjalë duke aluduar në Hasanin, po pretendojnë se kanë para më shumë se Zvicra.

“Po lexoj e ndigjoj budallaki të llojit të vetë. Ministra e deputetë po kërkojnë me ja pagu dënimin që u shqiptua për Shaqën e Xhakën. A jeni n’veti bre? A po mendoni që jeni ma t’pasun se Federata e Futbollit zviceran, se konfederata e Zvicres apo edhe se lojtarët, a?!”, kishte thënë Haziri.

Exit mobile version