Site icon Prishtinapress

Hasani flet edhe për takimin me Thaçin e bisedën me Dellin për Pacollin president

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani foli për një takim që e pati me tashmë presidentin, Hashim Thaci.

Ai tregon se si Thaçi i kishte thënë se Hasani i kishte premtuar ambasadorit Dell se vendimi për rastin Pacolli do të jetë i kundërt.

“Hashim Thaci më tha se gjoja unë i kam premtuar ambasadorit Dell se vendimi për Pacollin do të jetë i kundërt dhe unë i thashë që nuk është ashtu sepse e kam pasur një bisedë të pakëndshme me Dell-in në një bisedë telefonike. I kam thënë vendimmarrja është kolektive dhe ata që më njohin e din që nuk rrej”, ka thënë ai në “Rubikon” të KTV-së.

Tutje Hasani thotë se ambasadori i atëhershëm Dell i tha se po mendojnë që ta bëjnë Jakup Krasniqin kryetar dhe ajo kurrë nuk mund të ndodhë, për çka Hasani thotë se i tha që kjo nuk qëndron.

“Në mbrëmje doli Krasniqi dhe tha se nuk mundet me na tregu Enver Hasani se a rrinë deputetët apo çka duhet të bëjnë pas vendimit dhe pastaj e kanë qarkulluar këtë për diskreditim”, ka thënë Hasani.

Hasani thotë se pas takimit që pati me Thaçin, kur u fut në makinë, i tha personit që ishte me të se Thaçi i dinte më mirë rastet e Hasanit se vetë ai.

Hasani thotë se gjatë detyrës si kryetar është ndjerë i kërcënuar por jo edhe i shantazhuar.

Exit mobile version