9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hasani: Do të padis grupin kriminal që ngriti akuzë ndaj meje

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se do të padisë të gjithë ata që ishin kundër tij në akuzën për falsifikim dokumentesh.

Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ekziston një grup kriminal brenda organeve që ka qenë kundër kësaj akuze të pabazë.

Dje Koha.net publikoi ekskluzivisht aktgjykimin në rastin e Hasanit, me ç’rast ai është shpallur i pafajshëm nga akuza për falsifikim dhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me të cilën e ngarkonte Prokurori i Shtetit. Gjykata Supreme, si instancë e fundit gjyqësore, i ka hedhur poshtë akuzat.

“Ky proces ka filluar me të njëjtën ditë me atë të 14 prillit 2015 si rasti i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi me atë ekipin e tij. Verdiktin e kemi ditë të gjithë. Ai është rast absurd, përpos imunitetit, gjykata ka thënë se nuk bëhet fjalë as për dyshimin më të madh, për kundërvajtje e lëre më për vepër penale. Kjo përbën episodë të turpshme për organet e akuzës. Do të bëj kallëzim penal për shpërdorim dhe ndërmarrje kriminale. Grupi e tyre do të denoncohet, për veprimtari kriminale. Prej qielli duket instalimi i këtij grupi. Ndaj të gjithëve që kanë ngritur aktakuzë, që kanë bërë ankesë dhe të gjithë që dihet që janë bosat, për shembull Haxhi Dërguti, akuzues në hije. Të gjithë të involvuarit në këtë proces”, ka thënë Hasani duke shtuar se do të padisë edhe shtetin e Kosovës për çështje civile.

Me këtë rast Hasani ka ripërsëritur se Kosova duhet të bëjë një buxhet rezervë për rastet e gjykimeve të zyrtarëve të lartë. Hasani ka shtuar po ashtu se “nuk ka logjikë në asnjë sistem që i pafajshmi të shpallet fajtor”, sa i përket rastit për akuzën për periudhën sa ishte rektor i Universitetit të Prishtinës. “Këtu nuk flitet për drejtësi, kjo është hakmarrje”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles