Site icon Prishtinapress

Haraqija ironizon me Mustafën dhe Kurtin: Shtini nga një hudhër në xhep se po iu bien mësysh ‘Hasha’!

Ish-ministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija ka ironizuar me liderin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti të cilët zhvilluan sot një takim.

Haraqija ka përshkruar dyshen si pëllumba, madje duke bërë edhe ‘Mashallah’.

Ish-zyrtari i LDK-së nuk ka lënë pa përmendur marrëdhëniet jo të mira në mes Kurtit dhe Mustafës kohë më parë, duke thënë se i vie mirë se i bashkoi dashnia.

Postimi i plotë nga Haraqija:

Mashallah, si pëllumba dytë…!

Kemi ecë ne shqipet përpara, pasi që deri dje dojshin mi hongër shokun Isë, ky me do analista të tij privat. Por me vjen mirë që ju ka bashku dashnia. Amaneti i Zotit shtini ka një hudër në xhep se po ju bjen në msysh kryetari (Hasha)💔💔💔💔💔💔💔

Exit mobile version