Site icon Prishtinapress

Haradinaj: Zgjedhjet e sotme konfirmojnë përpjekjet për paqe të qëndrueshme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se zgjedhjet e sotme në katër komunat veriore konfirmojnë përpjekjet për paqe të qëndrueshme , stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtëpinë e përbashkët, Kosovën.

Haradinaj tha se duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratike, uron që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike, fetare a politike.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e 19 Majit 2019, për pushtetin lokal në komunat veriore të Kosovës, pos si shprehje e vullnetit demokratik të qytetarëve përmes votës së lirë, konfirmojnë përpjekjet tona për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtëpinë tonë të përbashkët, Kosovën. Duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik, uroj që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve.

Exit mobile version