Site icon Prishtinapress

Haradinaj vazhdon traditën, e nis mëngjesin e Bajramit me pjesëtarët e policisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj edhe këtë vit sikurse viteve të tjera, e ka nisur festën e Fitër Bajramit me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkroi se mëngjesin e Bajramit të Madh e nisim me mirënjohje për ata që janë në krye të detyrës.

“Mëngjesin e Bajramit të Madh, e nisim me mirënjohje për ata që çdo herë janë në krye të detyrës.
Të dashur bashkëkombas shqiptarë myslimanë! Ndjenja e afërsisë, përkushtimit, mëshirës e bujarisë, që reflekton kjo festë e madhe, të na përcjellin e bashkojnë çdo herë”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së ka uruar festën duke uruar që të pranohen edhe lutjet dhe agjërimi i të gjithë atyre që agjëruan gjatë muajit të Ramazanit.

“Qofshin të pranuara lutjet dhe agjërimi juaj. Urime Festën!”, shkroi Haradinaj.

Exit mobile version