4.1 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj tregon se pse e pyeti Kurtin se a është rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishte në burg

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një seancë në Kuvendin i ishte drejtuar kryeministrit aktual, Albin Kurti me disa pyetje sa i përket kohës kur ky i fundit ishte në burgjet e Serbisë.

Kurti pas darkës në Bruksel, që u mbajt më 18 maj, ka folur për heqjen nga skena politike të krimineleve të luftës, ndërsa Haradinaj i ka reaguar atij me pyetje.

“Kam dy pyetje për kryeministrin. E para është a je i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë kohës sa je mbajt në burg? Pra a mban diçka Serbia, mbi ty me të cilën të mban peng e kësaj dite, pra a është më në rrezik Kosova nga ti, prej shërbimeve serbe apo nga çlirimtarët që janë detyruar ta marrin pushkën për çlirimin e vendit. Pra duhet të deklarohesh për këto, sepse qarkullojnë gjatë”, pyeti Haradinaj.

Lidhur me këtë, sot Haradinaj thotë se këtë pyetje ia ka bërë për shkak që Kurti i ka ndihmuar Serbisë.

“Sepse me atë deklaratë i ka ndihmuar Serbisë fortë, pra me një shprehje na ka përfshirë të gjithë… Kjo dmth që nëse ne gjejmë çfarëdo situate që Kurti është në shërbim të Serbisë, me ato që i thotë ose i bën, ose që është në dëm të Kosovës, do ta ballafaqojmë direkt deri në konfirmimin ose me dëshmimin para popullit që ky njeri nuk është i Kosovës. Kjo që e ka thënë nuk është e kryeministrit të Kosovës, e asnjë kryeministri të Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai  madje e ka sqaruar se pse ia ka bërë këtë pyetje, shkruan Gazeta Express.

“Unë e kom pyet jo për shak të përvoajve që i kam ditur une sa i keq e sa i lidhun është me Serbinë, por kur ja kom pa qëndrimin që ka qenë i dëmshëm për Kosovën, menjëherë e kom pyet mos të kanë nxanë peng naj qysh”, sqaroi Haradinaj në Debat Plus.

Kurti në Bruksel kishte thënë se në shtete të Ballkanit Perëndimor ka ende “kriminelë të luftës dhe të paqes”.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejt nëse u përmbahen 3 vlerave: demokratizimit, sundimit të ligjit – nëse luftohen oligarkitë në ekonomi – dhe ballafaqimit me të kaluarën, pra duhet të eliminohen nga skena politike e institucionale kriminelët e luftës e paqes”, kishte theksuar Kurti duke shtuar se “edhe më tej, në Ballkanin Perëndimor kemi kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione”

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles