Site icon Prishtinapress

Haradinaj tregon se është një “Rambo i vërtetë”, sfidon kadetët e FSK-së “se kush bën më shumë pompa”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ka vizituar edhe oficerët e rinj të FSK-së.

Haradinaj para oficerëve të rinj ka thënë se Kosova funksionon edhe në partneritet dhe se çështja e mbrojtjes është çështje që e ndanë së bashku me misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR-in).

Por, përveç tjerash, kryeministri Haradinaj, edhe para ushtarëve të FSK-së, ka treguar se është një “Rambo i vërtetë”.

Ai, në një moment i ka sfiduar kadetët e rinj të FSK-së, duke bërë një “garë” me pompa.

“Kosova funksionon edhe në partneritet, çështja e mbrojtjes është çështje që e ndan së bashku me misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR-in). Besoj që sot pas një viti mund t’ju premtojmë qytetarëve të Kosovës, partnerëve, që po shkojmë në hapa të sigurt, në drejtim të duhur dhe po i arrijmë objektivat e deklaruara një vit më herët. Ne jemi në dinamikën e duhur dhe sigurt po ecim”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Haradinaj mori pjesë sot në një vjetorin e transforimit të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës./Indeksonline/

Exit mobile version