8.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj tregon për ftesat që ka marrë nga SHBA: Do të jem në inaugurimin e Trump-it

Viti që po lëmë pas padyshim se kishte zhvillime nga më të ndryshmet. Ishin Trepça, Zajednica, teksa vazhdojnë të jenë demarkacioni, muri në veri të Mitrovicës, liberalizimi i vizave dhe zhvillimi ekonomik e shumë çështje të tjera do të vazhdojnë të mbeten në procedim e sipër edhe për fillimin e vitit 2017.

Ndërsa, lider i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë përmbyllëse për vitin 2016 të realizuar nga Indeksonline, ka theksuar se viti që kaloi do të kujtohet si vit i ngecjes.

Sipas tij, ngecjet në ekonomi, gjyqësi, prokurori e në investimet e huaja kanë bërë që  vendi të jetë ende në një gjendje aspak stabile.

Indeksonline: Zotëri Haradinaj, si e përmblidhni me pak fjalë vitin 2016 në aspektin politik, ekonomik e social?

Haradinaj: Është vit i ngecjes në situata të caktime edhe është përkeqësuar gjendja në Kosovë, ndërhyrjet politike në polici, në gjyqësorë në prokurori dhe aspektet e tjera e kanë dobësuar gjendjen në rend dhe ligj. Kemi dobësim në atë që është siguri sepse nuk është avancuar votimi i sigurisë është mungesë, në planin ekonomik ka mungesë të investimeve pra nuk po ndodhin investime në Kosovë edhe dështimi i resurseve na e është krijuar bindja që qëllimshëm po dyshtohen pasuritë dhe resurset e Kosovës. Është dështuar KEK-u, apo investimet në KEK pasi ne tani prodhojmë energji me teknologji që është shumë e vjetër kur kemi mundur të kemi investime të reja e energji që është më e pastër e prodhuar me më pak ndotje e me çmim më të mirë sepse prodhimi me këto mjete nuk është i mirë dhe kushton. Pushteti ka dështuar me Trepçën, Brezovicën, Postën dhe besojmë se qëllimshëm po dobësohet  Kosova që me qenë në gjendje të rëndë ekonomike. Nuk ka investime as nga diaspora pra investitorët para se të fillojnë punën kanë kërkesë për hise nga pushtetarët që është e vështirë për t’u ndarë zhvillimi ekonomik. Përkrahja për bujqit është e dobët, subvencionet janë shumë të dobëta ka keqpërdorime dhe bizneset e vogla dhe të mesme nuk i përkrah kush . Kemi situatë të rëndë ekonomike, pra një pjesë e popullit është në gjendje të rëndë ekonomike . Në shëndetësi e dimë se si është gjendja , në hall janë edhe mjeku edhe pacienti. Qindra  milionë shpenzohen jashtë vendit vetëm ato para që shpenzohen jashtë po të dihej të drejtoheshin në vend ishin dhënë përgjigje për plot problem enë shëndetësi në Kosovë. Këtu e ka pru gjendjen kjo udhëheqje politike, por Aleanca e ka dhënë një platformë në tubimin e fundit, pra dhamë përgjigje se si dilet nga kriza por edhe jemi duke përgatitur strategjinë për dalje nga kriza për një kohë afatgjatë.

Indeksonline: Cilat ishin disa prej dështimeve më të mëdha të ekzekutivit përgjatë vitit 2016?

Haradinaj: Dështim serioz ka qenë mos-votimi i ushtrisë, siguria është treguese edhe për aspekte të tjera sa më i sigurt që të jetë një vend aq më të mëdha janë investimet pra mungesa e një vizionit për të mbërrij deri të vota është dështim i këtij koalicioni. Pra i kaloj dy vite ky koalicion dhe votoj disa herë me 2/3 por nuk e votoj ushtrinë, gjykatën, presidentin por jo ushtrinë. Mungesa e investimeve  pasi nëse shikojmë raportin e progresit shihet sa i madh është dështimi në vend.

Indeksonline: Partia të cilën ju drejtoni ishte e para dhe më zëshmja në Kuvend sa i përket bllokimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, sa shpresoni që kjo marrëveshje nuk do të kalojë pavarësisht insistimit të Qeverisë?

Haradinaj: Ne kemi dëshirë me e përmbyllë këtë marrëveshje, pra me e kry. Ju kujtohet ligji për Trepçën e sollën në ligj të gabuar e kundërshtuam e sollën një ligj të drejtë dhe e votuan pra nëse Qeveria vendos me e korigju marrëveshjen dhe kufiri i drejtë të vendoset në qafë të Çakorrit atëherë ne e kishim votuar me qef pra është e këtushme që të votohet versioni i drejtë dhe versioni i gabuar është kot dhe nuk kalon asnjëherë pra është e kotë.  Kemi  pasur një bisedë me anëtarë të Bashkimit Evropian, me kryeministrin me kryetarë të partive tjera e tryeza pra  ne vazhdojmë me bisedu dhe unë vazhdoj të loboj dhe të kërkojë ndihmë tek institucionet e BE-së dhe tek ata të Amerikës, për t’u korrigjuar marrëveshja por tash jam habitur me një veprim të kryeministrit për matje. Ai sikur dëshiron të pengojë korrigjimin dhe vërtetë është jashtë-logjikës ky veprim . Propozimi i tij për komision është pengesë pra për të penguar këtë korrigjim.

Indeksonline: A konsideroni se viti 2017 do të jetë vit i dy palë zgjedhjeve dhe çfarë prisni nga to?

Haradinaj: Zgjedhjet parlamentare besoj se do të ndodhin më herët pasi është bërë situatë e rëndë dhe e vështirë për t’u mbajtur si gjendje e tillë pasi po i kushton Kosovës. Ndërsa zgjedhjet lokale janë në bazë të orarit pra në vjeshtën e vitit që vjen pra do të kemi dy palë zgjedhje.

Indeksonline: AAK-NISMA tashmë janë në një koalicion parazgjedhor, në rast të bashkimit edhe të AKR-së, sa janë gjasat që ky bllok të dal i pari në zgjedhjet nacionale?

Haradinaj: Ne kur kemi themeluar koalicionin AAK-NISMA qëllimin e kemi pasur tek një  bosht opozitar fitues dhe kemi punuar intensivisht që të rriten AAK dhe NISMA që të fitojnë zgjedhjen e pra në rast se këtij boshti do t’i bashkohej edhe AKR atëherë mundësitë janë reale që të fitohen zgjedhjet.

Indeksonline: A jeni i gatshëm që të qeverisni me Kosovën?

Haradinaj: Nëse më besohet kjo po por nuk e kemi definuar këtë. Është e hapur mënyra se si të ndërtohen institucionet, pra është e hapur nga Aleanca.

Indeksonline: Është bërë shumë bujë e madhe për ftesën  e pjesëmarrjes në Inaugurimin e Presidentit të Amerikës, Donald Trump, si e pritet këtë ftesë dhe nga kush saktësisht është dërguar kjo ftesë tek ju?

Haradinaj: Më ka kontaktuar një organizatë që e ka përkrahur presidentit Trump në zgjedhje dhe quhen ‘Voton djathtas’ pra janë interesuar se kush janë partitë shqiptare djathtas dhe me siguri ata kanë respekt për pozicionimin tim politik në të  kaluarën apo në zhvillimet që kanë ndodhur këtu. Unë nuk kam pasur ndonjë rol në zgjedhjet amerikane atje dhe ata i kam takuar dhe më kanë propozuar që nëse jam dakord t’i bashkohem inaugurimit pasi nuk do të thërrasin dikë tjetër në këtë inaugurim dhe unë kam pranuar me dëshirë . Ftesa ka ardh, organizata që unë po flas njëri nga kryesuesit është  Michael Bjundo, është edhe anëtarë i (PICUT),  apo Komiteti Presidencial për Inaugurim, ku edhe do të marrë pjesë në ceremoninë kyçe pra kryesore e më pas edhe në atë përcjellëse por për koincidencë më ka ardhur edhe një ftesë tjetër prapë ku është presidenti aty janë lutjet e mëngjesit, ai mban fjalim. Pak është befasi ardhja e dy ftesave nuk e kam pritur fort që do të vijnë por menjëherë jam përgjigjur pozitivisht dhe kam aplikuar për viza pasi nuk e kam pasur të paraparë që në kohën e festave të fundvitit por besoj që do të mbërrijë me kohë vizën që të mund të mbërrijë në inaugurim. Në fakt unë kam qenë edhe në inaugurimin e presidentit Bush në 2001, ngjarja kryesore ndodhë jashtë në natyrë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, në oborrin prapa aty janë shumë të ftuar dhe zakonisht ftesa është shkresa si rasti im por pastaj atje duhet të jesh prezent sepse të bëjnë fotografim aty për aty, të japin kartelë dhe është shkaku i sigurisë. Unë pash edhe disa komentime të shumta se a është me rëndësi apo nuk është e  që nuk duhet të thuhet ashtu sepse kur thuhet ashtu nuk është me rëndësi ftesa në inaugurimin e presidentit të një vendi që ka bërë shumë për ty, edhe ata e marrin si ofendim, pra jo ndaj meje por duhet të ketë kujdes edhe pala tjetër. Pra kush është me rëndësi me na e thirr, Moska, Beogradi apo kush nëse jo prej Amerikës. Është pak e çuditshme pra unë jam habit me disa reagime sepse ftesa më është drejtuar mua dhe fundi i fundi unë jam i Kosovës e përfaqësojë Kosovën dhe kur jam në Amerikë zakonisht kërkojë nga Amerika përkrahje për Kosovën. Unë kam tri tema që do t’i trajtojë atje në planin ndërkombëtarë më shumë njohje në organizata ndërkombëtare deri në OKB, pasi pa përkrahje Kosova e ka të vështirë me ec dhe shihet se kemi stagnim në njohje dhe anëtarësim  sepse i kemi kryer FIFA e këto por tani jemi bllokuar . S’kemi avancim një njohje në gjashtë muaj dhe kjo është shumë vështirë pra kërkoj përkrahje  për siguri, ushtri e anëtarësim në NATO . Pa Amerikën është e vështirë të ecën këto gjëra, pra Kosova është e ndërlidhur me Amerikën. Ne kemi një ‘Bonstill’ kemi një superfuqi ushtarake amerikane në Kosovë , por se kemi një superfuqi ekonomike pse mos të kemi edhe një ‘Bonstill’ ekonomik të Kosovës, pra diku kudo që janë 5-6 kompani të mëdha që punësojnë mijëra njerëz. Kompanitë amerikane investojnë gjithkah e kemi të tilla që në Serbi kanë investuar me punësimin e mijëra njerëzve. Veç një gjë më vjen keq prej shqiptaro-amerikanëve tanë atje pasi ju bëhem barrë pak me shpenzime pasi që ata mi mbulojnë shpenzimet edhe kësaj here si në të kaluarën por edhe ata besoj që e dinë t’i shfrytëzojnë për të mirën e Kosovës.

Indeksonline: Pse mendoni se janë bërë komente kaq të shumta për këtë ftesë?

Haradinaj: Nuk e di pse po panikojnë nuk ka logjikë ajo në fund të fundit çdo kush i ka të drejtat e veta ato nuk janë ekskluzive të rezervuara për pushtetarë në Washington  kanë shkuar plot prej atyre që Kosova s’ka pa gjë të mirë prej tyre veç dëme e harxhime ka pas. Pra nëse shkoj diçka e mirë do të vijë për Kosovën?

Indeksonline: Si e shihni miratimin e rezolutës për rrënimin e murit në Mitrovicë dhe si pasojë e kujt apo çkaje ka ardhur deri te ky mur?

Haradinaj: Delegacioni i Kosovës që ka negociuar me Serbi nuk ka menduar se është e nevojshme që të informohet Parlamenti me një marrëveshje se si e kanë menduar atë plan të rregullimit të urës. Sipas logjikë së  Editës dhe Isës diçka që e dinë Gjuriqi apo Brukseli nuk bën me e ditë parlament, është shumë habitshme si po sillen këta. Në vend që të vijnë të shpjegojnë para Parlamentit prapa po i marrin këto punë sekret dhe si kështu ndodhi me komunat serbe, zajednicën, demarkacionin dhe tani edhe me murin, pra pse për diçka që ka mundu të ndalohet para se të bëhej. Respekt për partitë dhe grupet parlamentare që kanë gjetur gjuhë të përbashkët për krijimin e kësaj rezolute, dhe si rezultat muri do të hiqet pasi Parlamenti Evropian detyron ekzekutimin e çdo niveli që të sillen në bazë të ligjit dhe të hiqet ky muri.

Indeksonline: Si e komentoni gjuhën e ashpër dhe në disa raste ofenduese të Listës serbe apo të Drejtori të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq?

Haradinaj: Problemi tek ne është ne e kemi dobësuar veten shumë , udhëheqësit tanë nuk po besojnë as në vete, them se kushti i parë për të besuar të tjerë së pari duhet t’i besohet vetes dhe kur kemi besuar në atë që ishte e drejtë na kanë përkrahur  miqtë dhe na e kanë respektuar kundërshtarë nëse ne vetes nuk i besojmë nëse presidenti , kryeministri e të tjerët nuk besojnë në vete atëherë nuk të respekton kundërshtari dhe nuk të përkrahin miqtë pra sikur ata të rrisnin këtë besim të tjerë do të kujdeseshin se çfarë thonë.

Indeksonline: Sot janë prezantuar edhe ndryshimet për miratimin e Ligjit të Veteranëve të UÇK-së, sa mendoni se duhet të kalojë ky ligj?

Haradinaj: E shoh njëfarë hile në këtë ide kategorizimi është i pafytyrë. Ndoshta të tjerët e kanë përjetuar veten ndryshe por unë se kam përjetuar veten ndryshe në luftë nga cilido ushtarë. Jam kundër asaj që duhet të ndahen ushtarët në kategorizime të ndryshme. 5 minuta në luftë kanë mjaftuar që të vritesh dhe të njëjtën epilog ka mund ta kishte secili. Nuk jam pro kategorizimit, pra nuk duhet të kategorizohen, unë s’kam dallim sa i përket luftës në ushtarët e mi. Unë s’kam pse me qenë kategori e veçantë të paktën në qatë aspekt të rrimë drejt mos të koritemi me njëri-tjetrin. Është e padrejtë shumë.

Indeksonline: Sa do të jetë e mundur që qytetarët e Kosovës të kenë liberalizimin e vizave në vitin 2017?

Haradinaj: Është e mundur pasi që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një raportim për zhvillimet në rend dhe ligj. Por unë mendoj se më se miri do të kishte qenë të kishte zgjedhje pasi dërgojnë porosi se Kosova po fillon hapa serioz në rend dhe ligj, reforma dhe administratë por sa është kështu qeverisja është problem.

Indeksonline: Si e nis ditën Haradinaj dhe ku jeni zakonisht për festat e fundvitit?

Haradinaj: Ditët e mija janë dy-tri lloje ka ditë që kur e di se kam për t’u vonuar shumë në mbrëmje për shembull mbrëmë kam qenë në Pejë në teren dhe jam kthyer vonë në mesnatë unë nuk e marr aq për ngute se po bëhet dita 18 orë pra zakonisht ndonjë kafe dhe sport, rreth orës shtatë dhe vazhdoj me punë por kur e di që kam ndonjë pauzë para darkës ose para aktiviteteve të mbrëmjes ia filloj pak më herët por diku në mes të mbylljes së ditës prapë kryesisht punë i kam, por mundohem që sportin me e mbajt së paku njëherë në çdo ditë pastaj në momente të caktume mundohem që gjithmonë me kontaktu me fëmijët me i pyet se si ka qenë dita e tynve me Anitën merremi vesh se si të takohemi, gati si me qenë zyrtare shkaku i mungesës së kohës por kur kam ditë më të lira i njoftoj fëmijët dhe Anitën se e kam  të lirë, pra nëse kemi vullnet shkojmë diku më larg mua më pëlqen me ec në bjeshkë ndërsa ndonjëherë qëndrojmë edhe këtu afër . I kemi disa festa që familja jonë i respekton shumë. 24 marsi Beteja e Gllogjanit, në  vitin 1998 e festojmë në Gllogjan mblidhemi e gjithë familja një natë përpara por edhe të nesërmen por dikush nga familja qan, dikush mërzitet më shumë por që mblidhemi bashkë. E kemi qershorin apo çlirimin, e kemi edhe prillin ramjen e Shkëlzenit, nuk është festë por datë që mblidhemi bashkë e përkujtojmë, ramjen e Luanit, Enverit të cilët i kujtojmë gjithashtu edhe të shumë të rënëve të tjerë të cilët mundohemi t’i respektojmë. Kemi edhe 28 nëntorin kur mblidhemi një natë më parë dhe të nesërmen e festojmë në mënyrë më shqip, siç është rendi. Por për Vitin e Ri mblidhemi të gjithë në Gllogjan, sepse vetëm kur kam qenë në Hagë nuk kam arritur të jem përndryshe gjithmonë mblidhemi më fëmijë, nipa e mbesa e presim bashkë.

Indeksonline: Përpos lajmeve çfarë ndiçni tjetër në media?

Haradinaj: Këto portalet po i shoh në telefon pasi është kriju mundësi me i përcjell aty për aty, edhe mediet e huaja BBC, CNN e këto të tjerat i përcjelli në ndonjë rast të caktuar kur lidhet me prononcime të Serbisë, i përcjelli edhe mediet e tyre, gjithashtu mediat e Shqipërisë më interesojnë temat, nganjëherë shkoj deri në fund të rubrikave, shëndetin, sportin e shumë të tjera përpos politikës çkado që është tjetër edhe në showbiz. Ndërsa për Vitin e Ri uroj suksese për ju dhe të gjithë qytetarët e vendit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles