24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj tregon kur do të lëvizim pa viza

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në fund të vitit Kosova do të lëvizë pa viza, pasi tashmë janë përmbushur të gjitha kërkesat që kanë ardhur nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai komente i bëri gjatë Kuvendit zgjedhor të AAK-së në Ferizaj. Kryeministri Haradinaj ka thënë se që nga marrja e mandatit si qeveri kanë bërë që Kosova të ecë përpara, ndërsa ka përkujtuar se para ardhjes së tij në krye të qeverisë, vendi ka qenë para kolapsit në energji.Për më tepër, Haradinaj ka bërë të ditur se së shpejti do të hapet një minierë e re e që ai u shpreh se beson që përveç se do të furnizojë Kosovën, do të ketë qymyr edhe për të shitur dhe të futen para në buxhet përmes shitjes së qymyrit.

Ndërsa, ka thënë se me hapjen e kësaj miniere do të krijohen edhe vende të reja të punës, ku ka thënë se në perimetrin Obiliq, Fushë Kosovë, Vushtrri, Drenas dhe disa lagje të Prishtinës nuk do të ketë të papunë.     Ndërsa, kryetari i deritanishëm i AAK-së, Dega në Ferizaj, Xhavit Zariqi, bëri të ditur se procesi i brendshëm zgjedhor në këtë parti ka filluar në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues Qendror, ku është përcaktuar agjenda zgjedhore për degët e AAK-së në Kosovë.

Duke përmendur disa nga peripecitë nëpër të cilat ka kaluar AAK-ja, Zariqi theksoi se megjithatë, ky subjekt ka arritur që t’i japë Kosovës kryeministrin më meritor, Ramush Haradinajn. Teksa theksoi se AAK në Ferizaj do të angazhohet që të zbatojë në përpikëri programin e vet. Po ashtu, kryetari i degës së AAK-së në Ferizaj, tha se nga Kuvendi i kaluar zgjedhor e deri më sot, dega që ai e drejton është angazhuar në shtrirjen e aktivitetit politik në çdo fshat dhe lokalitet të komunës së Ferizajt, me qëllim të rritjes dhe masivizimit të strukturave dhe mbështetësve të vizionit dhe platformës politike të subjektit dhe liderit të saj, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, Dega e AAK-së në Ferizaj, ka 35 nëndegë, 7 prej tyre në qytet dhe 28 në fshatra. Derisa në Kuvendin zgjedhor të AAK-së, Dega në Ferizaj ishin deleguar 121 delegatë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles